Blog

Të gjithë qytetarët, të cilët udhëtojnë me linjën urbane nga qendra e Tiranës deri në zonën e quajtur “Kodra e Diellit”, në komunën e Farkës, nga sot do të paguajnë 50 lekë për biletën. Çmimi i biletës për këtë linjë deri në datën 1 shkurt ka qenë 30 lekë, por me shitjen e kësaj kompanie dhe blerjen e saj nga një tjetër biznes, bileta do të kushtojë 50 lekë.

Administratorja e linjës që përshkon itinerarin Kodra e Diellit-Selitë-Tiranë-Qendër, Merita Xhafaj, sqaron se nuk bëhet fjalë për një rritje çmimi, por për vendosjen e një tarife të caktuar, që kjo kompani e ka studiuar me anë të një plani biznesi.

Continue reading »

Si te shkruajme Letren Motivuese + CV Muster

Postuar nga | January 29, 2012 | Blog

 

 

Shkarkoni shembujt e plote

ne WORD duke klikuar me poshte.

CV_Emer_Mbiemer

Letra_motivuese_model

 

Shkruar nga Rezart Mako per www.Njoftime.com

Aplikimet per pune

Postuar nga | January 29, 2012 | Blog

Paranteze: 
Genti
 punon part time edhe si Headhunter per disa kliente…
se fundmi kishte publikuar tek 
www.njoftime.com nje pozicion per menaxher/e marketingu
Beni nga 
njoftime.com njihet prej kohesh me Gentin, e pa ne skype me jeshile dhe u interesua mbi rezultatin dhe rezonancen qe kish patur per kete pozicion.
Me poshte biseda me shkurtime:
Beni – njoftime.com:
c´kemi Gento?

Genti-Headhunter:
Beno, mire?
Beni:
a te punon micro?

Genti:
jo me jane prish kufjet, nuk e di ca ka – kinez hesapi – ja ti them Jonides…
Beni :
nejse…vazhdojme si pianista me tastier-chat
Gento, si doli pozicioni i menaxherit?

Genti:
mire mo mir, ok!
Beni :
Sa emaila te erdhen?

Rritja e cilësisë së arsimit dhe jo vetëm e numrit të studentëve që ndjekin studimet e larta, mbetet një prioritet i qeverisë shqiptare. Kështu është shprehur Kryeministri Sali Berisha, në konferencën me temë “Fuqizimi i të rinjve përmes zhvillimit të politikave”, ku ishin mbledhur të rinj nga vendi dhe rajoni.

Kryeministri vuri theksin në rëndësinë e zbatimit të politikave të reja në punësimin e të rinjve, dhe
rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit rajonal. Bashkëpunimi i të rinjve nga Europa Qendore dhe Lindore, synon të ndërgjegjësojë brezin e ri për rolin e rëndësishëm në jetën politike dhe ekonomike të vendit.

Sipas tyre, vendosja e punësimit të rë rinjve në fokus të politikëbërjes, shërben si një faktor thelbësor në zgjidhjen e krizës.

Gazetare: Elberta Spaho